Studimi: COVID-19 qëndron në hundën e fëmijëve deri në tre javë

Sipas një studimi të ri të bërë nga Koreja e Jugut është arritur në përfundim se COVID-19 qëndron në hundën e fëmijëve deri në tre javë.

Studimi u bazua në 91 fëmijë dhe në përfundim u zbulua se edhe në mesin e atyre të cilët nuk kishin simptoma, virusi mund të gjendej në shtupat e tyre të hundës.

Fakti që ata kishin virusin e zbulueshëm në hundën e tyre, shkencëtarët thanë se ata ishin të aftë ta kalonin atë.

Studimi ishte në gjendje të jepte informacione të reja në lidhje me fëmijët si bartës të virusit dhe aftësinë e tyre për ta përhapur atë.

Ky studim le ende një pjesë të enigmës të pa plotësuar. Vetëm se virusi gjendet në hundën e një fëmije nuk vërteton përfundimisht se ata po e transmetojnë atë me të njëjtën shpejtësi si të rriturit.

Megjithatë, Dr Roberta DeBiasi, shefe e sektorit të sëmundjeve pediatrike në Spitalin Kombëtar të Fëmijëve në Uashington DC, tha se do të ishte e palogjikshme të mendosh se fëmijët nuk kanë asnjë rol në transmetim duke qenë se ata mbajnë virusin.