Sula ia sheh sherrin martesës me çikën e re, shkarkohet nga detyra
Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën vendosi që të shkarkojë kreun e deritanishëm Sulejman Rexhepi, i cili lidhi kurorë me një vajzë të re.
Myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu sqaroi se vendimi bazohet në Kushtetutën e BFI-së.
Pavarësisht se Riaseti nuk tregoi për arsyet e shkarkimit të Rexhepit, kjo procedurë erdhi disa ditë pasi që ai u martua me një vajzë 50 vjet më të re, akt i cili u përfol dhe pati komente negative në rrjetet sociale dhe media.
Pas shkarkimi të sotëm të Reis Sulejman Rexhepit në një mbledhje të jashtëzakonshme të riasetit, ka reaguar edhe zyrtari i lartë të partisë maqedonase në pushtet LSDM, Muhamed Zekiri.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Zekiri ka shkruar: Rezilave Allahu nuk ua merr shpirtin pa u marrë ftyrën!!! /mediafokus.info