Burri Ekrem Sadiku që u arrestua dje se i dyshuar për rastin sot është liruar, pasi, sipas Prokurorisë ai nuk ka qenë i përfshirë në therjen e katër personave.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Shukri Jashari, kryeprokurori i Ferizajt.

“Personi që fillimisht është dyshuar – nuk ka qenë ai – është zbuluar gjatë hetimeve. Sot është arrestuar personi kryesor i dyshimit. Arrestimi i tij ka ndodh në orën 04:00 të mëngjesit”, tha Jashari.

“Personi i parë i arrestuar dhe i liruar dhe ky që është arrestuar sot – nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin”.

Ndryshe, rastet e therjes kanë ndodh në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”, në rrethana që akoma nuk dihen.

Të lënduar nga i dyshuari kanë mbetur dy vajza të mitura: M.M., 10 vjeçare; L.M., 15 vjeçare; V.H., 29 vjeçar dhe N.M., 32 vjeçar.