Sulmohet një zyrtar i Gjykatës Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore Gjilan, përmes një reagimi, ka shprehur shqetësimin dhe ka dënuar ashpër sulmin ndaj dorëzuesit të kësaj gjykate, Zharko Stojanviq, i cili është sulmuar gjatë kryerjes së detyrave të tij zyrtare, pasditen e datës 17 nëntor 2026, në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan.

Gjykata thekson se sulmet e këtij lloji ndaj zyrtarëve janë të papranueshme dhe të patolerueshme.

Gjykata Themelore në Gjilan mbështet zyrtarin e saj në kryerjen e detyrave zyrtare dhe kërkon nga organet kompetente, që rasti të hetohet me seriozitet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë, thuhet në reagim.