Sulmohet selia e PS-së, fishekzjarrë edhe drejt policisë te Banka e Shqipërisë, policia shqiptare kundërpërgjigjet

Protesta në Tiranë vijon mes tensioneve, ndërsa është sulmuar me fishekzjarrë selia e Partisë Socialiste.

Ndërkohë, po ashtu pranë Bankës së Shqipërisë janë hedhur fishekzjarrë në drejtim të efektivëve të policisë.

Policia i është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, për t’i larguar.