Sulmoi një mjeke, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Drenas pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një mjeke gjatë trajtimit mjekësor.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 14.02.2026 rreth orës 17:15. I dyshuari, fillimisht ishte përfshirë në një rast të dhunës në familje dhe më pas kishte kërkuar trajtim mjekësor.

Gjatë kohës sa po trajtohej, ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht mjeken.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar.