Surdulli: PDK me kryetar të suspenduar, objektiv ka shkatërrimin e partisë

Shefik Surdulli është asamblist i Partisë Demokratike të Kosovës, por kohëve të fundit po kanë mospajtime të thella mes vete.

Gjatë ditës, PDK i reagoi ashpër Surdullit lidhur me propozimin e tij për emërtimin e një rruge në Livoç të Epërm duke quajtur deklaratën e tij selektive, të njëanshme e të pavend.

Por, keq nuk e la as ish zëdhënësi i Komunës së Gjilanit.

Përmes një reagimi në profilin e tij Facebook, Surdulli e ka sulmuar ashpër kreun e PDK’së në Gjilan, Qemajl Mustafa, duke thënë se e ka vendosur si objektivë shkatërrimin e kësaj partie, duke qenë me aktakuzë për krim të organizuar.

“Degën e PDK-së në Gjilan, siç e di edhe opinioni i gjërë, e menaxhon një kryetar i cili është nën aktakuzë nga gjykata, për krim të organizuar, dhe për këtë i suspenduar nga Kryetari Veseli. Ai, në vend që ta unifikojë e ta organizojë degën në ofrimin e alternativave opozitare karshi keqmenaxhimit të komunës, ai ka vendosur si objektivë (për neve e njohur qe një kohë) shkatërrimin e partisë dhe sulmet e paskrupullta nga ai, ndaj çdo mendimi ndryshe”, ka shkruar Surdulli, raporton Mediafokus.info.

Ja reagimi i tij i plotë:

“Kështu është kur një parti si dega e PDK-së (dikur me nam) në Gjilan, e qon kah të do një kryetar me aktakuzë për krim të organizuar, i suspenduar mu për këtë, nga lideri i PDK-së z. Kadri Veseli.

Degën e PDK-së në Gjilan, siç e di edhe opinioni i gjërë, e menaxhon një kryetar i cili është nën aktakuzë nga gjykata, për krim të organizuar, dhe për këtë i suspenduar nga Kryetari Veseli. Ai, në vend që ta unifikojë e ta organizojë degën në ofrimin e alternativave opozitare karshi keqmenaxhimit të komunës, ai ka vendosur si objektivë ( për neve e njohur qe një kohë) shkatërrimin e partisë dhe sulmet e paskrupullta nga ai, ndaj çdo mendimi ndryshe.

Por le të kthehemi te reagimi.

Ideatori dhe qatipi i një reagimi të sotëm, në emër të degës së PDK-së në Gjilan, ndaj aktivitetit tim të djeshëm në Kuvendin e Komunës, lidhur me debatin për ankesat e emërtimeve të rrugëve, e paska gjetë një vrimë të vockël ku qenka futur pa dalje, të cilën fatmirësisht mbrëmë e kam mbullur me mirëkuptim me familjen e respektuar të dëshmorit Sherif Sherifi, përmes një sqarimi dhe kërkimfalje publike në media (po edhe privatisht) për keqkuptimin e ndodhur.

Reagimi i këtij eksponenti të penalizuar, në emër të degës, ishte I ulët si rëndom, ku shifet qartë mosdurimi ndaj mendimit të lirë, ndaj atyre që mendojnë ndryshe, në rastin konkret, mosdurimi ndaj meje personalisht si njëri prej themeluesve të degës së PDK-së në Gjilan, njëri nga mbrojtësit konsekuent të vlerave të saj, si dhe këshilltar komunal në Kuvendin e Komunës.

Reagimi i sotëm, nda meje personalisht, është pasojë e mosnënshtrimit tim ndaj politikës udhëheqëse të tij në degë, politikë kjo e cila për interesa të tij personale, PDK-në në Gjilan e ka futur në një rrugë pa krye, të rrënimit të saj.

Jam krenar dhe i lumtur që edhe me aktivitetin tim të djeshëm në seancën e Kuvendit Komunal në Gjilan, kam shfrytëzuar autoritetin tim dhe pozitën time zyrtare, të besuar nga qytetarët, ekskluzivisht për interesa madhore të qytetarëve, konkretisht në mbrojtje të vlerave demokratike civilizuese, të atdhedashurisë dhe të luftës për liri, e që një kohë këto vlera kanë qenë vlera edhe të PDK-së në Gjilan”./MediaFokus/