Hyseni: Në këtë fazë nuk ka afate

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Flamur Hyseni, njohës i mirë i çështjeve kushtetuese dhe ligjore, ka sqaruar procedurën dhe afatet për formimin e qeverisë, pas konstituimit të Kuvendit.

Në këtë fazë nuk ka afate, thotë profesori Hyseni. Kjo është faza e konsultimeve me partinë politike ose koalicionin, shton ai.

Mirë është që kjo fazë të mos zgjas shumë. Përndryshe kjo fazë mund të jetë e gjatë deri sa të merren vesh subjektet politike.

Hyseni i referohet praktikës së formimit të Qeverisë më 2001, 2004, 2007, 2010, 2014, 2017.

Afati prej 15 ditëve fillon të rrjedh nga momenti që Presidenti e mandaton kandidatin për formim të Qeverisë (Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 95, paragrafi 1 dhe 2), thotë ai./MediaFokus/