Sveçla tregon si ndodhi takimi me Gjuriqin
Deputeti i rizgjedhur nga Vetëvendosja, Xhelal Sveçla, në një postim në Facebook ka treguar për takimin me Marko Gjuriqin.
Sveçla thotë se kjo ka ndodhur në një konferencë për Bashkëepunim Rajonal, organizuar nga CIG dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, duke sqaruar tutje se vendet dhe tavolinat ku janë ulur pjesëmarrësit, i kanë caktuar organizatorët.
Ai thotë se këtë sqarim po e bën për miqtë e tij, e jo për ata që dëshirojnë keqkuptim.
“Unë sot jam pjesëmarrës në një konferencë për Bashkëpunim Rajonal, organizuar nga CIG dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë. Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues të shumë subjekteve politike parlamentare nga rajoni ynë. Sot ka qenë ceremonia e hapjes dhe vendet dhe tavolinat se ku jane ulur pjesëmarrësit, i kanë caktuar organizatorët e jo pjesëmarrësit”, ka shkruar Sveçla në facebook.
Sveçla thotë po ashtu se ata nuk funksionojnë duke baktisur tryezat.
“Dua të sqaroj se Lëvizja Vetëvendosje nuk funksionon duke braktisur tryezat. Qëndrimi ynë është të marrim pjesë në çdo diskutim, të argumentojmë qëndrimet tona dhe të pamundësojmë marrëveshjet në dëm të Kosoves, ndryshe nga paraardhësit tanë”, ka shkruar i në profilin e tij.

