Tarifa – fituese e “Kënga Magjike”, duartrokitet Fifi

Eneda Tarifa ka rrëmbyer çmimin e edicionit të sivjetëm të “Kënga Magjike”, me këngën “Ma zgjat dorën”.

Kënga ka një tekst mjaft prekës, dedikuar tragjedisë së termetit të 26 nëntorit.

“Mos të harrojmë që ky festival i dedikohet shtëpive të rrënuara prej tërmetit dhe ne të gjithë bashkë keni bërë të pamundurën që të ndërtojmë qoftë edhe një shtëpi”, ka thënë Tarifa.

Në vendin e dytë u rendit Fifi, e cila mori pikët maksimale nga publiku dhe u duartrokit gjatë.

Ndërsa në vendin e tretë u rendit këngëtarja Anxhela Peristeri.