Në cilin vit Albin Kurti thoshte publikisht se do konflikt?

Kryeminitri në ardhje i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së fundmi, gjatë paraqitjeve publike flet kujdesshëm. Por, në të kaluarën ai ishte mjaft i ashpër ndaj rivalëve.

Madje, Kurti është i pari lider që vite më parë pati deklaruar publikisht se partia e tij do konflikt.

“Duhet të ndërtojmë konflikt me pushtet të padrejtë, me një regjim antidemokratik e me një administratë kolonialiste, por ky konflikt në rastin tonë është i padhunshëm”, pati deklaruar Kurti, gjatë një interviste për gazetën “Java,” më 8 shtator të vitit 2005, raporton MediaFokus.

Për më tepër, në këtë intervistë, kreu i Vetëvendosjes kishte thënë edhe se është kundër pluralizmit politik.

“Pluralizmi politik në këto rrethana e përçanë popullin. Unë jam për pluralizëm politik pasi ta bëjmë shtetin. Tash për tash, i tërë populli, të gjitha subjektet politike dhe jopolitike, duhet të bashkohen në një front të përbashkët për vetëvendosje”, kishte deklaruar Kurti.

14 vite pas këtyre deklaratave, Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet parlamentare dhe po bëhet gati ta marr timonin e Qeverisë së Republikës së Kosovës./MediaFokus/