Të enjten në Gjilan nis faza e dytë e dezinsektimit hapësinor

Nesër, më 22 korrik 2021, nis faza e dytë të dezinsektimit hapësinor në Gjilan, për të krijuar një ambient sa më të shëndetshëm dhe pa insekte të bezdisshme.

Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka konfirmuar se të gjitha përgatitjet janë bërë që edhe faza e dytë e dezinsektimit të nis nesër dhe të vazhdojë për pesë ditë me radhë, nga ora 19:30-24:00.

Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët luten që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që të mos futen insektet brenda, sikurse një kujdes i veçantë duhet edhe për bletët, gjatë intervalit kohor 19:00- 05:00.

Dezinsektimi zhvillohet në zonën urbane dhe në fshatra.