Të gjitha rrugët në Gjilan janë të hapura dhe të kalueshme
Përkundër reshjeve të pa ndërprera që nga dita e djeshme, të gjitha rrugët ne komunën e Gjilanit janë të kalueshme, fal intervenimit me kohë në pastrimin e borës nga operatorët ekonomikë, njofton Komuna e Gjilanit përmes faqes zyrtare në Facebook.
Megjithatë, kërkohet kujdes i shtuar nga vozitësit në trafik pasi që gjatë orëve të vona pritet të ketë edhe ngrica nëpër rrugë.

