Të martën fillon ‘skena verore – Ulqini 2022’

Të martën, më 5 korrik, do të hapet zyrtarisht ‘Skena Verore – Ulqin 2022’.

Hapja e këtij festivali është planifikuar të bëhet Molen e Madhe, nën bedenet e Kalasë, duke filluar nga ora 21:00.

‘Skena Verore – Ulqin 2022’ sivjet mbahet për të 35-tën herë me radhë.

Skena Verore e Ulqinit është ngjarja më e rëndësishme kulturore në komunën e Ulqinit, e cila organizohet nga viti 1988.

Skena verore është një manifestim i rëndësisë kombëtare dhe rajonale, manifestimi i vetëm dygjuhësor i këtij lloji në Mal të Zi.