Të premten “Akademia e Flakës”, i dedikohet heroit Abdullah Tahiri

Me “Akademinë e Flakës”, të premten hapet zyrtarisht manifestimi kultutor “Flaka e Janarit 2020”.

“Nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, të premten (17 janar), me fillim në ora 16:00, mbahet “Akademia e Flakës” që e shënon zyrtarisht hapjen e manifestimit “Flaka e Janarit 2020”, që sivjet i kushtohet kryengritësit të Anamoravës, Abdullah Tahiri”, bëhet e ditur me anë të një njoftimi të Komunës së Gjilanit.

Ndërkohë, menjëherë pas “Akademisë së Flakës”, në ora 17:30, hapet Ekspozita kolektive e arteve pamore – Peneli i Flakës, në Galerinë e Qytetit.

Manifestimi i Flaka e Janarit 2020 është i 29-ti që po organizohet në Gjilan. /MediaFokus/