Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas mesnate në Mitrovicë, pas disa të shtënave me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se dy të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital.

“Rreth orës 00:20 të datës 10 korrik 2021,është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së informatës njësi përkatëse policore kan dalë në vendin e ngjarjes dhe kan nisur hetimet.

Bazuar në të dhënat fillestare dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit të njejtit me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal për trajtim mjekësor. Policia ka nisur hetimet dhe është në kërkim të personave të dyshuar!”.