Rritja e rasteve Covid-19 në Europë: OBSH fajëson turmat e Euro 2020!

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka fajësuar Euro 2020-ën për një rritje të rasteve Covid-19 në të gjithë Europën. Sipas saj, “përzierja e turmave në konkursin e futbollit në qytetet pritëse, si dhe udhëtimet dhe lehtësimi i kufizimeve sociale”, kanë rritur numrin e rasteve të reja me rreth 10%.

Catherine Smallwood, oficere e lartë e emergjencave, tha se “një valë e re është e pashmangshme nëse nuk vendosen disa kufizime për tifozët”.

“Ne duhet të shohim përtej vetë stadiumeve. Duhet të shohim se si njerëzit arrijnë atje, me çfarë dhe si po udhëtojnë. Dhe kur largohen nga stadiumet, a po hyjnë në bare dhe pub-e të mbushur me njerëz?”, shtoi ajo.

Në Skoci, një total prej 1991 rastesh me Covid-19 – u bë publik nga Shëndetësia Publike e vendit dhe gjithë rastet lidheshin me tifozët skocezë që kishin vizituar Londrën për Euro 2020.

Finlanda tha se më shumë se 300 qytetarë të saj ishin infektuar me Covid-19 ndërsa mbështetnin ekipin e tyre gjatë debutimit në Kampionatin Evropian.

Sidoqoftë, UEFA thotë se është në përputhje të plotë me udhëzimet e autoriteteve lokale shëndetësore në çdo vend gjatë turneut.

“Vendimet përfundimtare në lidhje me numrin e tifozëve që ndjekin ndeshjet dhe kërkesat e hyrjes në cilindo nga vendet pritëse dhe stadiumet pritëse bien nën përgjegjësinë e autoriteteve lokale kompetente, dhe UEFA ndjek me përpikm ëri çdo masë të tillë”, shkruan anabel.

Në Mbretërinë e Bashkuar, rastet janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i qershorit, dhe rastet ditore kanë shkuar nga mbi 8,100 në ditën e hapjes së Euro 2020 më 11 qershor në më shumë se 27,900 (deri më 2 korrik). Megjithatë, kjo mund t’i atribuohet edhe lehtësimit të kufizimeve në vend.