Tejkalon në vijë të plotë, i merret patentë shoferi për tre muaj

Policia Gjilan, falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë, ka arritur të identifikojë vozitësin e automjetit i cili ka bërë tejkalim në vijë të plotë.

Kundërvajtësit i është shqiptuar gjoba në vlerë 150 euro, dy pikë negative si dhe i është konfiskuar patentë shoferi me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.