Thirrën mjekët për ndihmë, por ata e gjetën të vdekur kur shkuan

Një femër në Malishevë është gjetur pa shenja jete nga ekipi mjekesor, i cili ishte ftuar për ndihmë. Vdekja po hetohet nga policia.

Fsh. Bellanicë, Malishevë 15.05.2021 – 13:00. Nga ekipi mjekësorë është pranuar informacioni se deri sa ata i ishin përgjigjur një kërkese për ndihmë mjekësore, kur kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë gjetur pa shenja jete viktimën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.