Thirrje për gratë shtatzëna: Vaksinohuni!

Një numër i madh i grave shtatzëna në botë janë vaksinuar dhe nuk është vërejtur ndonjë efekt negativ i vaksinës kundër virusit Covid-19, thotë drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, duke shtuar se në repartin e dedikuar për Covid-19 është spitalizuar një grua shtatzënë dhe gjendja e saj është stabile.

“Rekomandimi është që gratë shtatzëna të vaksinohen. Eshtë rekomandim edhe i Ministrisë së Shëndetësisë. Nuk kemi pasur ndonjë rast që ndonjë shtatzënë është vaksinuar dhe më vonë është infektuar me Covid-19”, tha Ismaili, përcjellë express.

Ai ka treguar se gruaja e spitalizuar ka lindur dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. (foto arkiv)