Topalli: Të gjithë kanë ikur nga shtëpia e vjetër…

Fotot që ish-kryetaja e Kuvendit, Jozefina Topalli poston në rrjetet sociale janë të rralla, por gjithmonë të shoqëruara me një mesazh të fortë.

Edhe sot, mbështetur pranë murit të një banese shumë të vjetër, me flokët lëshuar dhe veshur sportive, Topalli është bërë nostalgjike.

“Te gjithe kane ikur nga shtepia e vjeter e dikurshme…”, shkruan Topalli krahas fotos, duke na bërë të mendojmë që ‘shtëpia e vjetër’ mund të jetë edhe forca politike që ajo ka përfaqësuar dikur, nga e cila emra të njohur janë larguar./mediafokus.info/