Tragjedia familjare/ U zgjodh kryebashkiak kur ishte në koma, humb jetën

Qyteti i Goianias në Brazil është duke mbajtur zi për kryetarin e tij të bashkisë, Maguito Vilela.

Ky i fundit ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare, si pasojë e komplikacioneve shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Vilela u zgjodh në krye të bashkisë së qytetit brazilian derisa ishte në koma në spital. Ai nuk e dinte se ishte zgjedhur për të drejtuar qytetin e tij derisa i tha i biri një ditë kur doli nga koma.

Dy motrat e tjera të politikanit kishin vdekur tashmë nga koronavirusi. Më 19 gusht, Nelma Vilela Veloso, 76 vjeç, nuk i rezistoi sëmundjes dhe më pak se dhjetë ditë më vonë, më 28 gusht, Nelita Vilela, 82, vdiq gjithashtu.