Trajneri më i mirë i vitit, nga Anglia vjen një emër surprizë, Mancini i 6-ti

Si gjithnjë në fund të çdo viti është koha për të bërë bilance, për të zgjedhur më të mirët. Nuk mund të mungonte as këtë vit një përzgjedhje nga revista prestigjioze angleze FourFourTwo e cila ka publikuar listën e 10-të trajnerëve më të mirë të vitit.

Në mënyrë surprizë në vendin e parë ndodhet Pep Guardiola, humbësi i finales së Champions League. Në vendin e dytë renditet fituesi Thomas Tuchel. Në podiumin e trajnerit më të mirë renditet Jurgen Klopp. Në vendin e katërt pozicionohet Antonio Conte i Tottenham.

Në këtë listë të famshme, renditet më pas Hansi Flick, aktualisht trajneri i Gjermanisë, ndërsa çuditërisht në vendin e gjashtë pozicionohet fituesi i “Euro2020”, Roberto Mancini. Lista vijon me Simeone, Nagelsmann, Southgate dhe në vendin e 10-të Pochettino.