Tre anesteziologë lënë punën në kohë pandemie – gjetën punë me pagë më dinjitoze

Kryeshefi i Klinikës së Anesteziologjisë, Rexhep Gjyliqi ka bërë të ditur se tre anesteziologë të stafit të kësaj klinike, e kanë lënë punën në kohë pandemie.

”Arsyja e largimit me siguri është personale, por jo që janë të pakënaqur me kolektivin”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

Ai madje thotë që vitit të fundit është bërë lojë me Ligjin e Pagave, dhe sipas tij kjo nuk është e drejtë për personelin shëndetësor meqë gjenden të parët përballë pandemisë së koronavirusit.

”Aty ku nuk depërton tjetërkush depërtojnë anesteziologët intenzivistë”

”Dhe të marrin pagën 600 euro është nën çdo nivel – sidomos kjo loja që është bërë me Ligjin e Pagave, me anulimin në Gjykatën Kushtetuese, kjo për ne është dëshpëruese”.