Tre javë pas nënës, vdes djali i saj 55-vjeçar
Familjes Kajtazi në Gjilan i ka rënë mbi kokë dhembje e dyfishtë brenda më pak se një muaji.
Ende pa u tharë lotët për nënën Hatixhe, ka ndërruar jetë djali i saj, Talati.
Njoftimin e kanë dhënë familjarët.
“Ende pa na u tha lotët për vdekjen e motrës Hatixhe, sonte na tronditi lajmi për vdekjen e djalit të saj, Talatit.
Talat Kajtazi ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare.
Varrimi do të bëhet me drekë, të dielen më 31 korrik 2022, në varrezat e qytetit në Gjilan”, thuhet në njoftim. /Mediafokus.info

