Tre shqiptarë në qeverinë e re të Malit të Zi e cila u votua sot

Është votuar  në orët e para të mëngjesit qeveria e re e Malit të Zi e kryesuar nga Milojko Spajiç. Qeveria e tij ka marrë 46 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim.

Gjatë votimit nuk kishte deputetë të GP të URA dhe të Partisë Boshnjake BS.

DPS dhe SD thanë se qeveria e 44-të është kundër Malit të Zi, anti-evropiane dhe pro-ruse. Ata thonë gjithashtu se nuk do të zgjasë shumë sepse sipas tyre, është ndërtuar mbi themele të gabuara.

Debati në Kuvend u karakterizua nga polemika të mprehta mes Spajic dhe ish-kryeministrit dhe kreut të GP të URA-s, Dritan Abazovic.

Në përbërje të kësaj qeverie janë tre ministra shqiptarë:

Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik – Nik Gjeloshaj

Ministri i Administratës Publike – Marash Dukaj

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve – Fatmir Gjeka.