Tre shtetas të huaj ndalohen në Kosovë me pasaporta falso

Tre shtetas të huaj, dy turq dhe një shqiptar, janë ndaluar në aeroprotin ndërkombëtar ‘Aderm Jahsari’ me pasaporta falso. Rastet janë cilësuar ‘falsifikim dokumenti’ – raporton policia e Kosovës.

ANP Adem Jashari 12.11.2020 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti ka prezantuar pasaportë të falsifikuar të shtetit të Greqisë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

ANP Adem Jashari 12.11.2020 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull turk shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti ka prezantuar pasaportë të falsifikuar të shtetit të Danimarkës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. I dyshuari ka kërkuar azil në Republikën e Kosovës.

ANP Adem Jashari 12.11.2020 – 20:30. Është arrestuar e dyshuara femër turke shtetase e Turqisë, pasi që e njëjta ka prezantuar pasaportë të falsifikuar të shtetit të Danimarkës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. E dyshuara ka kërkuar azil në Republikën e Kosovës, thuhet në raportin e policisë.