Asgjësohen 19 krerë gjedhë në Viti, rezultuan me turbekuloz
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se janë asgjësuar 19 krerë gjedhe pozitiv me turbekuloz në dy fshatra të Vitisë.
“Sot, nga katër ferma në dy fshatra (Gushicë, Verban) të komunës se Vitisë, janë asgjësuar 19 krerë gjedhe të cilat kanë rezultuar pozitiv në sëmundjen tuberkulozit.
Pas kryerjes se hulumtimeve diagnostike të cilat burojnë nga planet për luftimin e sëmundjeve infektive, kafshët në 4 ferma kanë rezultuar pozitivë në sëmundjen e TBC-së.
Duke u bazuar në Ligjin e Veterinarisë dhe rregulloret në fuqi, menjëherë ishte ndaluar lëvizja e kafshëve nga këto ferma (hyrje-daljet).
Pas krijimit të kushteve teknike dhe logjistike, në mbikëqyrje të inspektorëve veterinarë të AUV-së është realizuar asgjësimi.
Në lokacionin e përcaktuar nga Komuna e Vitisë, për groposje (varrezë) të kafshëve në kodrinën Bagdad.
Pronarët e fermave janë urdhëruar që të bëjnë pastrimin-dezinfektimin e mëpastajshëm të fermave dhe u është ndaluar popullimi për periudhën kohore gjashtëmujore.”
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, sipas mandatit të saj ligjorë, përveç diagnostikimit dhe testimit laboratorik, përmes kompanisë së kontraktuar ka realizuar asgjësimin dhe dezinfektimin e hapësirave të qëndrimit të kafshëve. Po ashtu do të bëjë kompensimin e fermerëve për kafshët e humbura.”
“Ruajtja e shëndetit të kafshëve është domosdoshme që të kemi shëndet të mirë publik. Hulumtojmë dhe punojmë çdo ditë për ta ruajtur atë.”