Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan është zhvendosur në ish-objektin e QKMF-së
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan është dislokuar nga objekti aktual në ish-objektin e QKMF-së, i cili i është dhënë në shfrytëzim nga Komuna e Gjilanit.
Objekti gjendet në rrugën “Abdullah Tahiri” në qytetin e Gjilanit, njofton Policia e Gjilanit.
Dislokimi është bërë me qëllim përmirësimi të shërbimeve dhe ofrimin e një ambienti më të përshtatshëm për punë për punonjësit e kësaj Drejtorie.
“Objekti ofron hapësira më të mëdha dhe më komode, që do të lejojnë organizimin më mirë të aktiviteteve duke ofruar shërbime të shpejta dhe efikase për qytetarët”, thuhet në njoftim.