U.d. presidentja Osmani: Beteja për shtet ndërtim, është beteja më e vështirë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në adresimin para qytetarëve me të marrë këtë post, ka thënë se në këtë moment kërkohet lidership i fuqishëm, transmeton Mediafokus.info.

“Shpreh vlerësimin për të gjithë atyre që kanë treguar besim në institucionet tona dhe iu kanë përgjigjur ftesave të Dhomave të Specializuara. Beteja për shtet ndërtim, është beteja më e vështirë. Kjo kohë kërkon lidership të fuqishëm. Ne kemi nevojë për solidaritet. Do të promovoj vlera, do të angazhohem që Kosova të bëhet shtet dhe ëndrrat e qytetarëve jetësohen”, tha Osmani.

“Serbia ka vrarë mbi 13 mijë njerëz në Kosovë. Ne shqiptarët e Kosovës kemi qenë viktimë, Serbia ka kryer krime. Këtë duhet ta themi gjithmonë. Zoti e bekoftë Kosovën, popullin dhe miqtë e sa”, tha ajo./Mediafokus.info/