E pabesueshme: Roberti e fton Norën në emsionin e tij

Dihet se Nora Istrefi dhe Robert Berisha s’janë më bashkë, por janë ndër të paketat çifte që mbajnë marrëdhënie shumë korrekte.

Ata takohen shpesh për shkak të vajzës, Renee, madje shkojnë me udhëtime bashkë, hanë dreka e darka e janë shokët më të mirë të njëri-tjetrit.

Roberti është i pari që publikon projektet e reja të Norës, sikurse diçka të tillë e ka bërë edhe Nora pak kohë më parë.

Duke qenë se ish-partneri i saj ka nisur një emision të ri të titulluar “Robi plaket kur don vet”, këngëtarja e ka shpërndarë njoftimin në llogarinë e saj në Instagram.

Roberti ka qenë i ftuar në emisionin radiofonik “Live from Tirana”, ku ka folur rreth këtij projekti dhe ka konfirmuar se Nora së shpejti do jetë në emision.