U dhunua nga një person i panjohur

Një femër në Suharekë ka raportuar në polici se është dhunuar nga një person i panjohur. Viktima ka kërkuar trajtim mjekësor, ndërkohë që rasti i saj po trajtohet në procedurë të rregullt.

Suharekë 29.03.2021-21:00. Është raportuar se me 30.03.2021 viktima femër kosovar ka kërkuar trajtim mjekësor, pasi që  njëjta dyshohet se  është dhunuar nga  një person ende i paidentifikuar.  Është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon  në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë. (foto arkiv)