U propozua pushim për nxënësit nga e hëna, ja vendimi

Zëvendësministri në detyrë i Arsimit, Xhavit Rexhaj, ka propozuar që nxënësit të shkojnë në pushim njëjavor por duket se ky propozim nuk është miratuar.

Deri më sot nuk është marrë asnjë vendim lidhur me propozimin e Ministrisë së Arsimit, shkruan lajmi.net.

Në mbledhjen e Komitetit për COVID-19 nuk është marrë vendim as për masa të reja derisa u ngritën shqetësime për numrin në rritje të pacientëve me COVID-19. /