“U rritëm se bashku, na lanë në të njëjtat korita, herë nana Salihe e herë nana Shefkide…”

Vdekja e papritur e trajnerit të boksit, Ali Rexhepi, mbrëmë në Gjilan e ka prekur shumë shokun e tij të fëmijërisë, Agim Zeka.

‘Ishe nja 6 muaj me i vogel se une, por ne u rritem se bashku…na lane ne te njejtat korita, herë nana Salihe e herë nana Shefkide…sherret e para feminore i beme se bashku…filmin e pare ne kinema e pame se bashku…e edhe cigaret e para i dhezem se bashku…

Ndame se bashku edhe gezime edhe pikellime qe na solli jeta…

Allahu te shperblefte me Xhenet DOSTI jem Ali! Ngushellimet me te sinqerta bashkeshortes, djemve dhe gjithe farefisit!’ ka shkruar Zeka./Mediafokus