Uji e merr me vete një urë në Kamenicë
Një urë në fshatin Hajnoc të Kamenicës, ka përfunduar në ujë pas reshjeve të vazhdueshme të shiut, që ka përfshi gjithë vendin.
Shembja e urës ka bllokuar rrugën që lidhë fshatrat Strezoc e Krilevë me Kamenicën, siç shihet në videon e tv kamenica.
Nëpër shumë zona të vendit, reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe kanë bllokuar qarkullimin. Në disa zona të Kosovës, uji ka deportuar edhe në shtëpitë e qytetarëve.


 
 
						 
						