Ukraina ia rrëzon dy avionë luftarakë Rusisë në Kiev

Ministria e Mbrojtjes ukrainase ka informuar për rrëzimin e dy aeroplanëve luftarakë të Rusisë në afërsi të kryeqytetit të Ukrainës, Kievit.

Njoftimi është bërë me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’, teksa njoftohet se ngjarja ndodhi jo më herët se në ora 19:30.

“Avionët ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës rrëzuan një avion të Forcave Ajrore Ruse mbi Kiev në orën 20:30 [ora lokale]. Në orën 21:10 [ora lokale], një aeroplan i dytë armik u rrëzua në një betejë ajrore pranë qytetit”, thuhet në njoftim.