Bie çmimi i naftës në Kosovë
Në Kosovë është shënuar ulje e çmimit të naftës për dy centë krahasuar me një ditë më parë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, një litër naftë sot do të kushtojë 1.72 euro, nga 1.74 euro sa ishte dje.
Çmimi i benzinës është 1.41 euro për litër, ndërsa gazi shitet me 0.88 euro për litër.
Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë edhe gjatë ditës së nesërme.


