Universiteti i Gjilanit anulon koktejin shkaku i koronavirusit
Universiteti “Kadri Zeka” ka anuluar sot koktejin e planifikuar për nder të shënimit të 7-vjetorit të themelimit, shkaku i frikës nga koronavirusi.
“E kemi ndaluar koktejin e paraparë, si masë parandaluese për koronavurisin”, ka thënë rektori Bajram Kosumi, raporton mediafokus.info
Megjithatë, numri i atyre që janë mbledhur sot në ambientet e UP “Kadri Zeka”, ka qenë mjaft i madh, gjë që e ka shtyrë rektorin të konstatojë se kjo do të thotë që njerëzit nuk kanë shumë dert për virusin.
Përndryshe, në tubimin e shënimit të 7-vjetoriot të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Kosumi ka thënë se kemi hapur rrugën që mësimin praktik ta orientojmë në shkencat aplikative, pra në punë praktike, ashtu siç e kërkon tregu i punës./mediafokus.info

