Uzunaliq: Ekipi i vaksinimit tregoi respekt të jashtëzakonshëm për ne të moshuarit

Një numër i të moshuarve dhe atyre me aftësi të kufizuar në Gjilan, sot janë vaksinuar kundër pandemisë Covid, raporton mediafokus.info

Makfire Uzunaliq, njëra nga ato që u vaksinuan sot, thotë se të gjithë, sipas orarit të caktuar, pa pritje dhe pa tollovi, me respektim të masave mbrojtse, u vaksinuan si është më së miri.

Në emër të të moshuarve, ajo falënderon safin e QMF dhe Qendrës për vaksinim, me dr Arbenita Hajdari dhe dr Ismet Uruqi, në krye, për organizimin e punës dhe pritjen e shkëlqyer që po bëjnë në mbrojtje të shëndetit të popullatës e posaqërisht të kësaj kategorie.

‘Motra Violeta Sadiku, Dr Shefinaze Mushica dhe i gjithe personeli tjetër, me kujdes dhe me një buzëqeshje të ëmbël pritnin dhe përcillnin të moshuarit, duke i ndihmuar ata deri në dalje nga ambulanca’.

E prekur nga puna dhe mirësjellja e tyre, Uzunaliq propozon që mjekëve dhe stafit tjetër shëndetësor t’u sigurohet trajtim e stimulim meritor, ashtu sikurse kolegëve të tyre në të gjitha shtetet europiane.