Vaksinat janë efektive kundër të gjitha varianteve të virusit
Vaksinat aktualisht në dispozicion dhe të aprovuara janë deri më tani efektive kundër “të gjitha varianteve të virusit”, na siguroi sot, e enjte, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ndërsa ajo bëri thirrje për të vazhduar që të veprojmë megjithatë me “kujdes” përballë Covid- 19.
Edhe pse situata shëndetësore në Evropë po përmirësohet, udhëtimet ndërkombëtare duhet të shmangen edhe më tutje “përballë një kërcënimi të vazhdueshëm dhe pasigurive të reja”, paralajmëroi Hans Kluge, drejtori i OBSH-së në Evropë, Veçanërisht duhet të mënjanohen udhëtimet në ato shtete që lidhen me variantin e ri shqetësues.
Është fjala pra për variantin që është zbuluar në Indi por i identifikuar në gjysmën e pesëdhjetë apo më shumë vendeve në zonë./MLH

