Vaksinimi kundër COVID-19, BE do të japë 800 milionë euro për vendet e varfra

Bashkimi Europian (BE) do të kontribuojë me 800 milionë euro për të ndihmuar shtetet me të ardhura të ulëta e të mesme, të vaksinojnë popullsinë kundër COVID-19.

Duam të garantojmë që të gjithë të kenë qasje ndaj vaksinës, kudo në botë, tha presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen.

Zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian tha se të mërkurën do të firmosin kontratën me kompaninë amerikane Moderna për të siguruar 160 milionë doza të vaksinës së prodhuar prej saj.

Kjo është kontrata e gjashtë që BE nënshkruan me kompani farmaceutike për sigurimin e vaksinave, duke e çuar totalin potencial të dozave në rreth 2 miliardë. Javën e kaluar Moderna tha se vaksina e saj ka një efektshmëri prej 94.5 për qind./a2cnn/