Vaksinohet kundër COVID-19 kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi

Përderisa në Kosovë akoma nuk ka arritur vaksina kundër infeksionit me COVID-19, në Serbi tash e disa javë ka filluar t’u jepet qytetarëve, raporton Mediafokus.info.

Kundër COVID-19 është vaksinuar edhe kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve që ta marrin vaksinën.

“Beteja jonë për parandalimin e përhapjes së Covid 19, përveç mbajtjes së maskave dhe distancës, vazhdon edhe me imunizimin e qytetarëve. Unë, sapo mora vakcinën Pfizer, dhe apeloj që edhe qytetarët tjerë të kryejnë vakcinimin”, ka njoftuar Arifi, në faqen e tij në Facebook./Mediafokus.info/