Valle popullore shqiptare nga tradita dardane (Bekim Rexhepaj, Video)
Bekim Rexhepaj, maestro i klarinetit ka sjellë një melodi tradita e kulturës së hershme shqiptare që ka të bëjë me ritet e dasmës.
Dardania jonë në kohëra të ndryshme u sundua nga romakët, bizantët, sllavët, turqit e jugosllavët, mirëpo asnjëherë nuk u dorëzua dhe me dinjitet e xhelozi të madhe ruajti dhe mbrojti traditën e kulturës popullore.
Gjatë shekujve, populli shqiptar me mund të madh ruajti e kultivoi traditën e tij të kulturës popullore e sidomos ritet e dasmës shqiptare dhe vallet e burrave, të cilat luheshin në dasmat e rrethit të Analumit dhe Anamalit (Anamoravë e Karadak), ka shkruar Bekim RExhepaj, në tekstin shoqërues të kësaj melodie fenomenale, që kur e dëgjon, të ngreh në këmbë vetvetiu t`i hysh valles./Mediafokus.info

