Valon Syla kritikon Asociacionin e Gazetarëve që nuk po i mbronë krejt gazetarët kur kërcënohen e linçohen

Publicisti i njohur kosovar, Valon Syla, ka kritikuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), i cili, sipas tij, nuk po i mbronë krejt gazetarët kur kërcënohen e linçohen, shkruan Mediafokus.info.

Ai ka përmendur disa emra të kolegëve, ku, sipas tij, AGK nuk ka reaguar kur janë kërcënuar e linçuar.

“Shoqata e gazetarëve AGPK kish qenë mire me reagu edhe për kesi diskreditime qe po behen nga Presidenca dhe stafi i saj, sidomos burri i Vjosa Osmanit dhe ai Peci, që paska thurrë vargje lavdie për rrena. Nuk reagohet vetëm kur ta rrehin najkon. Apo nuk na llogaritni gazetarë, pëveç kta te KTV’së edhe Serbeze Haxhiun, Xhemajl Rexhen, Ardiana Thaçin, Fidan Jupollin”, shkruan Syla, në profilin e tij në Facebook.

“Cka jeni ju,  për mbrojtje të gazetarëve apo një zyre me dy kompjutera e vec dy tri mediave te Kosoves”, pyet Syla.

“A kur te kercenohet Baton Haxhiu, Berat Buzhala e Parim Olluri , Astrit Gashi e Ilir Mirena e plotë tjerë, s’po u deshka me reagu. Qe 20 vjet linçohet Baton Haxhiu prej Bota Sot edhe dy partive politike  S’keni reagu! Nuk keni reagu per raportin fake te VVse kunder Ekspresit, e disa mediave.

Nuk reaguat per mua kur me fyu Gani Geci, se jam serb. Nuk reaguat kur u linçua Ilir Mirena,

Nuk reaguat kur u linçua Astrit Gashi nga Konjufca e tjerë…Ka pasë nevojë për një reagim nga AGPK, të tregoj se Fake Neës ishte Presidenca, për rastin me Fondacionin Ëalker”, ka shkruar ai./Mediafokus.info/