Vapë edhe sot në Kosovë, temperaturat deri në 36 gradë

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Në viset e larta malore parashihen vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 16°C, ndërsa maksimalet nga 30°C deri në 36°C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.