Vdes dy javë pas aksidentit një burrë nga Lipjani
Një burrë nga Lipjani ka vdekur në QKUK, dy javë pas aksidentit, njofton policia.
Lipjan 12.11.2022, 21:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte në trajtim në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra në aksident trafiku sot me datë 29.11.2022 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

