Vdes edhe personi i dytë i aksidentit në Zhur
Ka ndërruar jetë në QKUK edhe personi i dytë i aksidentit të ndodhur më 12 korrik 2022, në Zhur të Prizrenit.
Fsh. Zhur, Prizren, 12.07.2022 – 07:00. Lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se edhe vozitësi mashkull kosovar ka vdekur. Viktima e dytë e këtij aksidenti. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.

