Vdes gruaja që kishte pirë domestos

Një grua ka vdekur pasi ka pirë domestos. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Bëhet e ditur se e gruaja kishte probleme shëndetësore. Nga dje, kur ndodhi rasti, ajo ishte nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Pejës.

Pas ekzaminimeve mjekësore është konfirmuar se viktima i ka dhënë fund jetës me preparate higjienike.

Vdekjen e saj e ka konstatuar Ekipi i Mjekësisë Ligjore, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Rasti është hapur si ‘Hetim i vdekjes’.