Vdes ish-nënkryetari i Komunës së Mitrovicës
Ka ndërruar jetë ish-nënkryetari i Komunës së Mitrovicës dhe ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Riza Haziri.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Valdete Idrizi përmes një postimi në Facebook.
“Shumë u trishtova me këtë lajm të kobshëm për shuarjen e profesor Riza Hazirit. Profa, siç e quanim të gjithë, ishte njeri prej njerëzve më të sinqertë e më të dashur që kam njoftë. Një intelektual, shkrimtar, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një atdhetar i madh, me një fjalë një njeri i kompletuar”, ka shkruar Idrizi.

