Vdes me COVID-19 edhe anëtari i pestë i një familje në Koretin
COVID-19 ua merr jetën 5 anëtarëve të një familjeje në Koretin. Lajmi për vdekjen edhe të anëtarit të pestë në familjen Basha, ka shkaktuar dhembje të madhe në Kamenicë.
Ky është mesazhi i kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati:
“Sapo mora lajmin që edhe anëtari i pestë i një familje nga Kamenica, ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19. Është tejet e dhimbshme për të gjithë ne.
Numri i personave që nuk arritën ta fitojnë betejën me COVID19, ka arritur në 31. Prandaj, ju lutem kujdesuni e respektoni të gjitha udhëzimet nga institucionet e sigurisë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, për humbjen e më të dashurve të tyre!”./Mediafokus.info/

